LOJËRAT KOMPJUTERIKE DHE NDIKIMI I TYRE NË HUMORIN E NJERIUT

LOJËRAT KOMPJUTERIKE DHE NDIKIMI I TYRE NË HUMORIN E NJERIUT

Një sondazh me më shumë se 39,000 të anketuar që luajnë lojëra kompjuterike tregoi se nuk ka pothuajse asnjë provë që koha e kaluar para kompjuterit ndikon në ndjenjat e lumturisë dhe kënaqësisë.

Dikush do të duhet të luajë 10 orë më shumë se zakonisht në ditë për të vërejtur ndonjë ndryshim, që thjeshtë në humor ka të ngjarë të ndikojë më shumë vetë fakti i qëndrimit të zgjatur përpara një kompjuteri, thanë shkencëtarët.

Këto rezultate janë në kundërshtim me një studim të vitit 2020 i cili tregoi se ata që luanin më gjatë ishin më të lumtur, raporton BBC.

Nëse të anketuarit luanin sepse donin, zakonisht ndiheshin më mirë”.

“Arsyeja e shëndoshë thotë se ndoshta jeni më të lumtur nëse keni më shumë kohë të lirë për të luajtur videolojëra”, thotë psikologu Andrew Pribylski i Institutit të Internetit të Oksfordit, i cili ka punuar në të dyja studimet.

“Ndryshe nga çfarë mund të mendojmë nëse lojërat janë të mira apo të këqija për ne, studimi i fundit ofron prova mjaft bindëse se sasia e kohës që kaloni duke luajtur lojëra nuk ndikon në ndjenjën tuaj të kënaqësisë”, shton Pribilski.

“Nëse subjektet luanin sepse donin dhe jo sepse ishin të detyruar, ata zakonisht ndiheshin më mirë”, nënvizon ai.

Shkencëtarët analizuan të dhënat gjatë një periudhe gjashtë javore të ofruara nga kompanitë e teknologjisë duke përfshirë Sony, Microsoft dhe Nintendo, me pëlqimin e atyre që luajtën: Animal Crossing: New Horizons, Apex Legends, Eve Online, Forza Horizon 4, Gran Turismo Sport dhe The Crew 2.

SHENDETI MENDOR

Në Kinë, fëmijët lejohen të luajnë video lojëra vetëm për një orë në ditë të premten, të shtunën dhe të dielën. Por shumë lojtarë në mbarë botën thonë se kjo lloj pajisje ndihmon në shëndetin e tyre mendor. Mike Daly, i cili krijoi Lemmings dhe Grand Theft Auto, tha se gjërat nuk janë aq të thjeshta.

“Nuk jam i sigurt se mund të matet me ndjenjën e kënaqësisë. Si në çdo gjë në jetë është çështje ekuilibri. Nuk është mirë të kalosh 24 orë në ditë duke luajtur një lojë por nuk është mirë të hash 24 orë në ditë dhe as të ushtrosh”, thotë Daly.

Hulumtimi quhet “Koha e shpenzuar duke luajtur video lojëra nuk ka gjasa të ndikojë në mirëqenie“ dhe u botua në revistën Royal Society Open Science.

Leave a Reply

Your email address will not be published.