SA KAFE DUHET TË PINI NË DITË DHE SI TA PINI ATË NË MËNYRË TË SHËNDETSHME

SA KAFE DUHET TË PINI NË DITË DHE SI TA PINI ATË NË MËNYRË TË SHËNDETSHME

Shumë njerëz e nisin ditën me një filxhan kafe dhe në të njëjtën mënyrë ruajnë energjinë e tyre disa herë gjatë ditës. Kafeina ndihmon me përqendrimin, performancën fizike dhe energjinë por gjithashtu ka disa efekte negative. Zbulojmë se sa kafe duhet të pini në ditë dhe si ta pini atë në mënyrë të shëndetshme.

Urthi është i pari në listën e efekteve anësore të kafesë dhe përveç kësaj, disa studime kanë treguar se pirja e sasive të mëdha të kafesë mund të çojë në sindromën e zorrës së irrituar. Përveç kësaj, shumë kafe janë të mbushura me sheqer, qumësht, shurupe të ndryshme që ofrojnë shije dhe kjo mund të çojë në një çekuilibër të baktereve në zorrë. Konsumimi i rregullt i sheqerit mund të çojë gjithashtu në diabet, sëmundje të zemrës dhe sëmundje autoimune.

Lind pyetja a duhet ta shmangim kafen apo mund ta pimë në mënyrë të shëndetshme që të mos na dëmtojë?

Hulumtimet kanë treguar se doza më të ulëta të kafeinës mund të kenë një efekt pozitiv në shëndet nëse konsumohen në intervale të rregullta. Është më mirë të pini 200 mg kafeinë (rreth dy filxhanë) për një periudhë prej gjashtë deri në shtatë orë sesa të pini të gjitha 200 mg në vetëm një orë. Gjithashtu, mos harroni faktin e rëndësishëm se si ndikon kafeina tek ju.

Ju duhet ta përshtatni rutinën tuaj të pirjes së kafesë me këtë sepse disa njerëz e kanë më të vështirë ta tolerojnë atë dhe te tjerët nuk ka një efekt kaq të fortë. Përfundimi është se ju mund të pini kafen tuaj të mëngjesit, madje edhe ato gjatë ditës por duhet t’i ndani në intervale dhe sasi. Pini vetëm një sasi të vogël në të njëjtën kohë, raporton Mind Body Green.

Leave a Reply

Your email address will not be published.