SEZONI KUR SANDALET DO TË VISHEN ME TAKA DHE ÇORAPE

SEZONI KUR SANDALET DO TË VISHEN ME TAKA DHE ÇORAPE

Mund të ju duket e pa zakontë por këtë sezon vishen sandalet me taka dhe çorape.

“Mules” janë sandalet e preferuara të sezonit për shkak se nuk kanë rripa dhe e lënë kyçin tërësisht të zbuluar. Është një sandale jashtëzakonisht elegante duke qenë se e gjeni pothuajse në të gjitha ngjyrat, me tekstura të ndryshme dhe me taka të gjitha llojeve dhe lartësive të ndryshme. Për më tepër, i përshtatet të gjithëve dhe përshtatet pa vështirësi me shumë stile të ndryshme. Çorapet e shkurtëra të kombinuara me “Mules” është tendenca absolute e pranverës dhe u shfaq nga vajzat e Javës së Modës në Paris.

Ndoshta çorapet shumëngjyrëshe janë vërtet shumë të guximshme dhe ndonjëherë i “vjedhin” pamjen sandaleve, por nga ana tjetër, e bardha është një zgjedhje e lezetshme që ruan elegancën dhe hirin e veshjes, ndërsa jep gjallëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.