SI TË MOS SHTONI NË PESHË PAS TË 40-VE

SI TË MOS SHTONI NË PESHË PAS TË 40-VE

Pasi kalon mosha 40 vjeçare kilogramët bëhen gjithnjë e më të vështirë për t’i humbur. Trupi fillon të ndryshojë që pas lindjes te gratë por periudhat ku ndryshimet bëhen më të dukshme janë: adoleshenca dhe para menopauza, pra rreth moshës 40-50 vjeç. Shumica e femrave shëndoshen më shumë nga ndryshimet hormonale që lidhen me këtë periudhë të jetës. Të kesh shumë estrogjen ose të kesh më pak sesa duhet ndikon tek pesha. Edhe stresi luan rol të rëndësishëm që për të thënë të vërtetën në këtë moshë është edhe më i madh. Dy faktorë të tjerë janë edhe ushqimi dhe mungesa e aktivitetit fizik.

POR SI T’IA BËNI PËR TË MOS SHTUAR NË PESHË?

Organizmi është një ekuilibër i jashtëzakonshëm por kërkohet edhe një ekuilibër ndërmjet atyre që futen dhe atyre që dalin. Shumë sheqerna dhe yndyrna sjellin kalori të tepërta dhe krijojnë masën dhjamore. Ndryshoni mënyrën e të ushqyerit duke mos ngrënë shumë. Gjithsesi preferohen dietat e lehta dhe jo ato shumë striktet sepse heqin masën muskulore. Kaloritë duhet të pakësohen sepse ndryshon edhe mosha.

Nëse kur keni qenë 20 vjeç janë dashur 2000 kalori ose më shumë, tani janë të mjaftueshme edhe 1700. Kështu nuk do shtoni as në peshë. Duhet me patjetër të zgjidhni me kujdes ato që do konsumoni dhe të privilegjoni cilësinë, jo sasinë. Zgjidhni produkte të freskëta, konsumoni proteina në çdo vakt, konsumoni më pak sheqer, merrni vitamina dhe antioksidues me anë të frutave e perimeve, shmangni kripën, pini shumë ujë, privilegjoni fibrat dhe mbi të gjitha dëgjoni ndjesitë tuaja. Hani vetëm kur të keni uri dhe mos e bëni këtë gjë për kënaqësi. Së fundmi mundohuni të çliroheni nga stresi, shkoni në plazh, bëni pushime dhe tregohuni optimistë. Yoga, masazhet dhe akupunktura, çdo gjë do ju bëjë mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.