TRE PËRBËRËS QË KENI NË SHTËPI JU NDIHMOJNË KUNDËR DJEGIES NGA DIELLI

TRE PËRBËRËS QË KENI NË SHTËPI JU NDIHMOJNË KUNDËR DJEGIES NGA DIELLI

Ne duam ti shijojmë ditët e verës në plazh apo kudo në pushimore por ekspozimi në diell shpesh sjell parehati. Djegia në diell mund të na shkaktoj dhimbje dhe kruarje por përveç kremrave ka edhe disa produkte që të gjithë kemi në shtëpi e që ndihmojnë në uljen e skuqjes dhe efekteve të saj.

Djegia nga dielli në fakt shkakton inflamacion të lëkurës dhe një nga mënyrat më të lehta për të trajtuar inflamacionin është ftohja e zonës së prekur me ujë të ftohtë. Pra, kërcimi në ujë të ftohtë është një mënyrë efektive për të ndihmuar veten menjëherë dhe zhytja gjithashtu mund të parandalojë përkeqësimin e djegieve. Megjithatë bëni kujdes me freskimin e trupit në pishinë sepse uji me klor mund të acarojë më shumë lëkurën dhe mund të ju bëjë më shumë dëme sepse lëkura është më e ndjeshme në atë kohë.

Sodë buke dhe tërshërë

Vendosni disa lugë sodë buke në një vaskë plot me ujë të ftohtë dhe zhytuni për rreth 15 deri në 20 minuta për të ndihmuar në reduktimin e lëkurës së dëmtuar nga dielli. Shtimi i një filxhani tërshërë në vaskë gjithashtu qetëson irritimin dhe ndihmon lëkurën të ruajë lagështinë e saj natyrale.

Aloe vera

Nëse nuk keni aloe vera në shtëpi merrni atë sepse xheli nga kjo barishte ka ndihmuar me shumë gjendje dhe sëmundje për shekuj, nga dhimbjet e stomakut deri te infeksionet e veshkave. Aloe është gjithashtu një kurë për djegiet kështu që nëse nuk mund të gjeni aloe vera atëherë blini një xhel 100% aloe vera.

Çaji i kamomilit

Çaji i kamomilit qetëson mendjen por gjithashtu mund të qetësojë lëkurën e djegur nga dielli. Bëni çaj të fortë kamomili dhe më pas lëreni të ftohet. Kur të jeni gati, lagni një leckë me çaj dhe më pas vendoseni në zonën e prekur të trupit. Nëse jeni alergjik ndaj polenit nuk duhet ta përdorni këtë trajtim pasi mund të shkaktojë reaksion alergjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.