KLUGE: BESOHET SE EVROPA PO SHKON DREJT FAZËS SË FUNDIT TË PANDEMISË

KLUGE: BESOHET SE EVROPA PO SHKON DREJT FAZËS SË FUNDIT TË PANDEMISË

Dy vjet pas fillimit të pandemisë, në valën e variantit të virusit korona Omicron, po rriten më shumë shpresat se virusi korona nga një pandemi po zhvillohet si një infeksion endemik, që ashtu si gripi mund të shfaqet vazhdimisht në rajone të kufizuara ose tek një pjesë e popullsisë.

“Është e besueshme”, që Evropa “po shkon drejt një faze të fundit”, deklaroi Hans Kluge, i cili është drejtori rajonal për Evropën pranë Organizatës Botërore të Shendetësisë (OBSH).

“Kur vala aktuale Omicron në Evropë do të bjerë, do të ketë “për javë e muaj” një imunitet të zhvilluar ndaj virusit korona, “falë vaksinimit ose sepse njerëzit për shkak të infektimit kanë fituar imunitet”.

“Kësaj i shtohet edhe efekti favorizues i stinës”, nënvizoi Kluge, duke iu referuar ardhjes së pranverës dhe të verës.

“Pra të përgatitemi që do të ketë një kohë qetësimi përpara se COVID-19 të mund të rikthehet nga fundi i vitit”. “Por pandemia jo patjetër kthehet”, shprehet mjeku  belg, Kluge, njofton DW.

Sipas vlerësimit të OBSH-së deri në mars mund të jenë infektuar në mbarë Europën rreth 60 për qind e njerëzve me variantin Omicron. Ky variant është mjaft ngjitës por sipas njohurive të deritanishme, ecuria e sëmundjes është më e lehtë krahasuar me variantin e mëparshëm të virusit korona.

Leave a Reply

Your email address will not be published.