OMIKRON KA PREKUR EDHE FËMIJËT POR GJYSMËVJETORI DUHET TË NISË ME PRANI FIZIKE THONË MJEKËT

OMIKRON KA PREKUR EDHE FËMIJËT POR GJYSMËVJETORI DUHET TË NISË ME PRANI FIZIKE THONË MJEKËT

“Omicron” nuk ka kursyer as fëmijët, tek të cilët siç thonë mjekët shkakton kryesisht dhimbje fyti dhe temperaturë të lartë, që kërkon ndihmë mjekësorë. Në institutin për sëmundje të mushkërive te fëmijët, Kozle, aktualisht janë të hospitalizuar rreth 30 fëmijë, përfshi dy foshne të posalindura.

Mjekja Sllavica Kostadinova, thotë se fëmijët e hospitalizuar janë me pasqyr mesatarisht të rënd ndërsa një fëmijë është në mbështetje të oksigjenit.

Ndërsa numri i kontrolleve ambulantore në Kovid Qendrën e përcjell trendin e pacientëve pozitiv në nivel shtetëror. Por në prag të fillimit të gjymsëvjetorit Kostadinova preferon mësimin me prezencë fizike.

“Sigurisht që situata përcillet vazhdimisht në bazë ditore e javore edhe në shkolla por edhe në gjithë shtetin dhe në bazë të numrave, mund të bëhen ndryshime ose eventualisht të tërhiqet vendimi i institucioneve kompetente”, u shpreh mjekja Sllavica Kostadinova.

Ajo thotë se në bazë të hulumtimeve është konstatuar se distancimi social nuk ka ndikuar mirë te fëmijët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.