MOTI SOT ME VRANËSIRA DHE PERIUDHA ME DIELL

MOTI SOT ME VRANËSIRA DHE PERIUDHA ME DIELL

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Herë pas here do të ketë  edhe reshje lokale të shiut sidomos në pjesën veriore. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu dhe jugperëndimi. Temperaturat do të sillen nga 9 deri në 18 gradë, thonë meteorologët.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here më e fortë nga drejtimi i ndryshueshëm, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë rreth 14 gradë.

Ditët në vijim, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me diell, ndërsa deri të shtunën me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu dhe kushte për shtrëngata të rralla. Edhe ditën e premte do të fryjë erë e fortë nga jugu.

Mot më stabil do të kemi të dielën , ndërsa në fillim të javës së ardhshme pasdite do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme lokale afatshkurtër të shoqëruar me shtrëngata. Temperatura do të vazhdojnë të kenë tendencë ngritjeje prej 20 deri në 28 gradë, ndërsa në zonat më të ngrohta gjatë vikendit do të arrijnë në rreth 30 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.