DITË SHUMË E NXEHTË, PASDITE ME VRANËSIRA TË PAQËNDRUESHME

DITË SHUMË E NXEHTË, PASDITE ME VRANËSIRA TË PAQËNDRUESHME

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira mesatare lokale. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje do të ketë vranësira të paqëndrueshme lokale të përcjella me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e fortë.

Në disa vende proceset do të jenë më intensive dhe do të jenë të pranishme në formën e stuhive, me reshje të dendura shiu, erë të fortë, bubullima dhe breshër. Temperaturat sot do të rriten nga 30 deri në 38 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira mesatare lokale.  Temperatura maksimale do të arrijë deri në rreth 33 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.