MOTI ME DIELL, PASDITE ME SHI DHE JOSTABIL

MOTI ME DIELL, PASDITE ME SHI DHE JOSTABIL

Gjatë ditës fillimisht në zonat perëndimore ndërsa pasdite dhe gjatë natës në zonat e tjera do të ketë reshje shiu, të cilat vende-vende do të jenë më të dendura.

Sipas meteorologëve në vende lokale do të mbizotëroj mot jostabil me stuhi të fortë, vetëtima e bubullima, reshje të rrëmbyeshme intensive të shiut (mbi 35 l/m2), breshër dhe erë të fortë (mbi 60 km/h). Temperatura minimale do të lëviz në interval prej 11 deri në 21 gradë ndërsa maksimalja nga 24 deri në 31 gradë. UV=6

Në Shkup pasdite dhe në mbrëmje do të ketë reshje shiu, të cilat në pjesë të luginës do të jenë herë pas here të dendura dhe të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima dhe erë të fortë në formë stuhie. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18 ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 29 gradë.

Paraditen e së shtunës do të ketë reshje shiu të cilat vende-vende do të jenë të dendura (10 deri në 20 l/m2). Temperaturat do të jetë në rënie. Nga e diela moti do të stabilizohet dhe temperaturat do të rriten.

Leave a Reply

Your email address will not be published.