KE: FOKUS NË LUFTËN KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE NË INTERNET

Në këtë kohë kur shohim një zhvillimin të madh të teknologjisë informatike dhe komunikimit, krahas të mirave, kjo ka hapur një mundësi shtesë për dhunën ndaj grave dhe vajzave duke i ekspozuar ato në rreziqe më të mëdha të keqpërdorimit, paralajmëron trupi i Këshillit të Evropës për monitorimin e Konventës së Stambollit.

Grupi I ekspertëve të KE-së për luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje GREVIO ka publikuar rekomandimin për luftën e dimensionit digjital të dhunës i cili përfshin tallje me pamjen e tjetrit, postimin e fotografive të padëshiruara seksuale, shpërndarjen e informacioneve të “ targetit ”në internet pa pëlqimin e saj. Nga GREVIO theksojnë se ka “boshllëqe të mëdha” në ligjet nacionale kur bëhet fjalë për dhunën e cila ushtrohet ndaj grave në internet. Ata propozojnë ndërmarrjen  e aksioneve të cilat do të bazohen në katër shtyllat e Konventës së Stambollit – prevenimin, mbrojtjen, ndjekjen penale dhe politika të koordinuara.

Statistikat tregojnë se 45 % të rasteve të viktimave të dhunës familjare kanë përjetuar në një formë të keqpërdorimit të internetit gjatë lidhjes së tyre ndërsa 48% ishin të ekspozuara në shqetësime apo keqpërdorime të internetit pas përfundimit të lidhjes së tyre.

Masat e propozuara për të luftuar dhunën ndaj grave përfshijnë rishikimin e legjislacionit në përputhje me dimensionin digjital të dhunës, iniciativat për të çrrënjosur stereotipet gjinore dhe diskriminimin, promovimin e përfshirjes në arsimimin digjital dhe sigurinë në internet si dhe zhvillimin dhe shpërndarjen e shërbimeve dhe informacioneve për këshillime ligjore dhe shërbimeve për përkrahje.

Rekomandohen gjithashtu që shërbimet mbështetëse dhe këshilluese të jenë në dispozicion të të gjitha viktimave, të ofrohen trajnime dhe financime për profesionistët e fushës, ndërmjetësuesit në internet të inkurajohen që të ndajnë përgjegjësinë dhe të ndërmarrin masa për t’i dhënë fund mosndëshkimit të dhunës digjitale.

Një nga rekomandimet është edhe përfshirja e dimensionit digjital të dhunës ndaj grave në strategjinë dhe planet e veprimit kombëtar dhe të krijohet një sistemi i grumbullimit të dhënave për këtë lloj dhune ndaj grave.

Gazetare Leunora Kaliqi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.