“BOLL MA – ASNJË GRUA E VAJZË MË PAK, ASNJË VDEKJE MË SHUMË”

 

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis sot realizoi performancën artistike dhe marshin “BOLL MA – Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, si formë proteste ndaj abuzimit dhe dhunës ndaj grave.

Protestueset, të veshura me rroba të bardha dhe me shenja dhune të improvizuara në fytyrë, marshuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” drejt Qeverisë së Kosovës ku para objektit vendosën në tokë një pano me moton e kësaj proteste. Organizatorët e kësaj proteste thanë se po kërkojnë drejtësi për vajzat dhe gratë e abuzuara në familje dhe shoqëri si dhe drejtësi për ato që humbën jetën si pasojë e dhunës në familje. Udhëheqësja e organizatës Artpolis, Zana Hoxha tha se abuzimi sistematik i vajzave dhe grave dhe vdekjeve të tyre si pasojë dhunës po ndodh edhe për shkak të mungesës së përgjigjes së duhur institucionale në parandalimin dhe “ndarjen e dënimeve të merituara për kryerësit e këtyre veprave” shkruajnë mediat kosovare.

Numrat statistikorë të viktimave gra të dhunës në familje janë shqetësuese në Kosovë. Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, deri në shtator të vitit 2021, viktima të dhunës në familje janë raportuar se kanë qenë 1,437 gra dhe 408 burra. Më 25 nëntor u shënua Dita Ndërkombëtare për Ndalimin e Dhunës ndaj Grave dhe që nga kjo date deri më 10 dhjetor organizohen aktivitete të ndryshme kundër dhunës ndaj grave./AJO.MK

Leave a Reply

Your email address will not be published.