FESTIVALI I LULEVE NË PORTUGALI MERR MIRATIMIN E TRASHËGIMISË KULTURORE TË UNESCO-S

Festivali i luleve I cili zhvillohet në rrugët e Campo Maiorit, Alentejo në Portugali, u klasifikua nga UNESCO si trashëgimi kulturore jomateriale e njerëzimit.

Mbishkrimi si Trashëgimia Kulturore Jomateriale e festivaleve të komunitetit portugez, në qytetin Campo Maior, u miratua në mbledhjen e 16-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që po mbahet në Paris.

Këto festa tradicionale janë një traditë shekullore që mbahen vetëm kur të duan njerëzit. Rrugët janë skenari i këtyre festave, veçanërisht ato në qendrën historike, dhe njerëzit i zbukurojnë me mijëra lule letre të bëra krijuara nga banorët vullnetarë.

Festimet janë të njohura ndërkombëtarisht për origjinalitetin dhe natyrën e tyre popullore, ku banorët përgatisin dekorimin e rrugëve për muaj të tërë. Kjo traditë që identifikon Campo Maiorin është transmetuar brez pas brezi, ku të moshuarit u mësojnë të rinjve sekretet e përpunimit të luleve që zbukurojnë hapësirat publike të qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.