“Krahnezë” nga Valdeta Dulahi

Një nga librat e bukur që ka botuar shtëpia botuese “SYTH” dhe të cilën e rekomandojmë për lexim.
Titulli: “Krahnezë”
Autore: Valdeta Dulahi
Poezi
Ajo që lë një shije mrekullisht të ëmbël është ngjyresa autentike sharriane që ia jep poetja pjesës më të madhe të poezive të saj, qoftë si gjeografi e qoftë si mendësi a kulturë të shprehur përmes kujtesës kolektive- ka shkruar Prof. Vjollcë Berisha
“Mënyra e konceptimit të vargut të Valdetës, si të bëhej fjalë për prozë, është peng i një narracioni gjysmë të fshehur, por kjo nuk i bën dëm lirikës që gëlon në thelb të “Krahnezës”, përkundrazi e thellon atmosferën e rreptë malësore dhe e bën më të kumbueshëm timbrin poetik, aleate të së cilës janë edhe fjalët e harruara, shpesh edhe huazime nga bota orientale, të cilat shërbejnë si mjete të përkryera për ta ndërtuar edhe vizualisht, po aq sa intuitivisht, kozmosin artistik të poezive të Valdeta Dulahit, të cilat poezi edhe kur duket që lëshohen në rënie të lirë për nga emotiviteti, në thelb u jehon zëshëm uzdaja, pasi, siç thotë Valdeta, “përherë ka një të premte a një të diel për t’ia larë mëkatet vetes, sikurse përherë ekziston një e hënë për t’ia nisur nga e para”. -Vjollcë Berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published.