TË HËNËN FILLON SKRININGU I POPULLSISË NË RMV

TË HËNËN FILLON SKRININGU I POPULLSISË NË RMV

Të hënën në RMV do të fillojë testi i rastësishëm i skriningut i cili duhet të tregojë nëse dhe çfarë imuniteti ndaj COVID-19 ka popullata në vend. Këtë e paralajmëroi kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski, sipas të cilit kjo do të ndihmojë në planifikimin e aktiviteteve të ardhshme lidhur me pandeminë.

“Do të fillojmë testimin të hënën dhe nëse nuk mbledhim mjaftueshëm të anketuar do ta vazhdojmë për javën e ardhshme. Presim që në këtë moment, një vit pas hulumtimit të parë, të zbulohet se cila është seroprevalenca, gjegjësisht sa nga të testuarit kanë imunitet”, tha Petliçkovski.

Një test i këtillë është bërë një vit më parë dhe ka rezultuar se rreth 30 për qind e të testuarve kanë qenë seropozitiv, përkatësisht kanë njëfarë imuniteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.