PËR HERË TË PARË PAS 98 VITESH SHQIPËRIA REGJISTRON MË SHUMË VDEKJE SE LINDJE

PËR HERË TË PARË PAS 98 VITESH SHQIPËRIA REGJISTRON MË SHUMË VDEKJE SE LINDJE

Për herë të parë që nga viti 1923, kur nisi regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, vitin e kaluar (2021) sipas të dhënave të INSTAT popullsia shënon shtim negativ natyrorë, përkatësisht vdekjet ishin më të larta se lindjet.

Gjatë vitit 2021 lindën 27.284 foshnja, duke shënuar një rënie me 2,8 %, krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2021 humbën jetën 30.580 persona, duke shënuar një rritje me 10,8 %, krahasuar me një vit më parë. Shtimi natyrorë i popullsisë në tremujorin e katërt 2021 tregon se janë 898 vdekje më shumë se sa lindje.  Shtimi natyrore negative për vitin 2021 është ndikuar edhe nga situata e pandemisë Covid-19, raportoi INSTAT. Në tremujorin e katërt të 2021, pesë qarqe të Shqipërisë kanë shënuar shtim natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera, shtimi natyrorë i popullsisë ishte negativ.

Në tremujorin e katërt 2021, qarku me shtim natyror më të lartë është Tirana, me 460 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtim natyror më të ulët është Korça, me 349 vdekje më shumë se sa lindje.

Gjatë vitit 2021, katër qarqe të Shqipërisë shënuan shtim natyrorë pozitiv të popullsisë, ndërsa në tetë qarqet e tjera ishte negativ. Qarku me shtim natyror më të lartë është Tirana, me 1.642 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtim natyror më të ulët është Vlora, me 1.222 vdekje më shumë se sa lindje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.