5 KËSHILLA PËR GRATË QË TË KENË SUKSES NË BIZNES

5 KËSHILLA PËR GRATË QË TË KENË SUKSES NË BIZNES

Të jesh sipërmarrës nuk është e lehtë, veçanërisht për gratë, por shpërblimet që vijnë nga arritja e suksesit të realizuar nga vetja ia vlen të ngulmosh përmes sfidave dhe vështirësive. Mirela Sula, themeluese dhe CEO e Global Woman Club, një platformë komuniteti dhe mësimi që ndihmon femrat sipërmarrëse dhe biznesmene të arrijnë sukses të madh për revistën Forbes jep këshillat e saj për të mësuar më shumë sekretet e suksesit si sipërmarrëse. Ajo thotë:

Zotëroni mentalitetin tuaj.

Mendësia juaj nuk ndikon thjesht në mënyrën se si mendoni por gjithashtu ndikon në mënyrën se si veproni, paraqiteni në botë dhe mund të ndërtojë ose thyejë besimin tuaj. “Mendimet tuaja bëhen fjalë, fjalët bëhen sjellje, pastaj ato fjalë bëhen zakone”, shpjegon Sula, duke nënvizuar pse mendësia është kaq e rëndësishme. Nëse jeni në gjendje të ndryshoni narrativën tuaj të brendshme dhe t’i thoni vetes se jeni i sigurt se mund të arrini sukses, keni shumë më shumë gjasa ta bëni këtë sukses realitet se sa nëse jeni duke shpenzuar gjithë kohën duke dyshuar në veten tuaj ose duke vënë në dyshim veten dhe aftësitë tuaja. Është e rëndësishme të gjesh mënyra për të ndaluar mendimet negative, në mënyrë që të mund të ruash një mentalitet pozitiv edhe përballë vështirësive, thotë ajo.

Flisni.

Është e rëndësishme të gjesh zërin tënd dhe ta përdorësh atë. Asnjëherë mos kini frikë të ndriçoni vëmendjen mbi veten tuaj në mënyrë që të mund të ndani mesazhin tuaj. Ju nuk mund t’i ndihmoni njerëzit nëse askush nuk e di se kush jeni ose çfarë mund të bëni. “Nëse doni të fuqizoni një grua, jepini asaj një mikrofon dhe vendoseni para një publiku,” thotë Sula. Filloni të flisni për veten dhe qëllimet dhe talentet tuaja, në mënyrë që të filloni të tërhiqni vëmendjen e njerëzve që janë të interesuar të punojnë me ju. Sula jep këshilla të fuqishme për këtë. “Qëndroni në fuqinë tuaj, merrni mikrofonin dhe flisni me zë të lartë për veten tuaj.”

Jepni zgjidhje.

Kompania juaj po ofron një produkt ose një shërbim por ajo që ju jeni duke shitur në të vërtetë është një zgjidhje. Kur të kuptoni pikat e dhimbjes së klientëve tuaj do të jeni në gjendje të ofroni zgjidhje të synuara të dizajnuara për të zvogëluar ose eliminuar ato pika dhimbjeje. “Duhet të kuptosh nevojat, dëshirat apo aspiratat e njerëzve. Bëni pyetje për të identifikuar se cili është problemi i tyre, si çfarë duan? Cila është dhimbja e tyre? Cila është lufta e tyre?” këshillon Sula. Merrni kohë për t’u njohur me të vërtetë me klientët tuaj përmes hulumtimeve të tregut, sondazheve dhe anketave, më pas analizoni tërësisht të dhënat për t’u siguruar që po ofroni zgjidhje që do të përfitojnë numër i madh i njerëzve.

Vishuni për sukses.

Ekziston një lidhje midis mënyrës se si visheni dhe si ndiheni. Rrobat që vishni mund të kenë një ndikim pozitiv në besimin tuaj. Të gjithë duhet të kenë të paktën një veshje të fuqishme, diçka që kur e vesh ndihesh menjëherë mirë me veten. Ju gjithashtu duhet të konsideroni të visheni për punë çdo ditë në vend që të punoni me pizhame. Veshja e rrobave të zyrës kur punoni nga shtëpia ju vendos në një mentalitet të ndryshëm dhe mund të ndihmojë në rritjen e produktivitetit duke ofruar një sinjal vizual për të kaluar në modalitetin e punës. Ndërrimi i rrobave të punës në fund të ditës mund t’ju ndihmojë gjithashtu të ktheheni në modalitetin shtëpiak, kështu që të visheni për punë i shërben një qëllimi të dyfishtë.

Keni një qëllim të madh, të guximshëm.

Sula rekomandon të filloni me rezultatin përfundimtar në mendje dhe të punoni mbrapsht nga ajo pikë. “Mendojeni kështu, nuk keni filluar ende dhe e dini se ku është destinacioni, por nuk e dini se ku është pika e nisjes”, thotë Sula. Sa më i madh dhe më ambicioz të jetë qëllimi juaj, aq më mirë. Kur filloni me një qëllim të madh ose kur synoni rezultatet tuaja në mendje, gjithmonë do të keni diçka për të punuar drejt që ju mban të motivuar.

Burimi: Forbes

Përktheu dhe përshtati Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.