TRILEÇE-SHIJE QË DO TA MBANI MEND

TRILEÇE

Përbërësit

  • 1 l qumësht
  • 500 ml krem qumështi (krem pana)
  • 10 vezë
  • 10 lugë gjellë sheqer
  • 10 lugë miell
  • 350 qumësht i kondesuar
  • 300 ml karamel

Përgatitja e kekut

Në një enë hedhim vetëm të bardhat e vezëve dhe të verdhat i lëmë në një enë tjetër mënjanë. Hedhim sheqerin në enën ku kemi të bardhat e vezëve dhe i rrahim derisa masa të bëhet e njëtrajtshme dhe e trashë. Më pas, rrahim të verdhat e vezëve dhe i shtojmë tek masa e përgatitur me të bardhat e vezëve dhe sheqerin. I përzjejmë derisa të njëtrajtësohen. Më pas, shtojmë gradualisht miellin dhe njëkohësisht e trazojmë masën pa ndërprerje me qëllim që volumi i masës të jetë i njëjtë.

Ngrohim furrën në temperaturën 250 gradë ku e lëmë të piqet në këtë temperaturë për 5 minuta, më pas e ulim në 150 gradë. E lëmë të piqet edhe për 10 minuta të tjera.

Përgatitja e Qumështit

Hedhim qumështin e kondesuar në një enë bashkë me qumështin e lëngshëm. I përzjejmë derisa qumështi i kondesuar të tretet plotësisht. Më pas shtojmë kremin e qumështit. I përzjejmë mirë që të jenë një masë. Heqim kekun nga furra. Pasi të jetë ftohur i presim në formë katrorë dhe hedhim përsipër masën e qumështit. E lëmë derisa keku të përthithë qumështin plotësisht. Në fund, u hedhim sipër karamelin e lëngshëm.

Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.