BUKË ME MIELL INTEGRAL

Përbërësit:
1 gotë qumësht i vakët
1 gotë ujë
Më pak se gjysmë gote vaj
40 gr. Tharm
4-5 gota miell (gjysma integral gjysma miell i bardhë)
Përgatitja:
Marrim në një enë e vendosim qumështin dhe tharmin me një lug kafeje sheqer dhe e vendosim të pushojë per 10-15 minuta. Me pas vendosim ujin dhe vajin. E perziejmë dhe ngadal çesim miellin dhe një lugë supe krip. E ngjeshim deri sa të formohet brumi. E lemë të pushojë rreth 40-45 minuta. Pastaj, e ndajmë brumin në kuleqë dhe i vendosim në tepsi. Dalin rreth 12. I mbulojmë dhe i lëmë prap të pushojnë 15-20 minuta. I lyejmë me të kuq të vezës paraprakisht të përzier me pak vaj dhe qumësht. Dhe mbi i vendosim fara të ndryshme. Bukën e pjekim në temperaturë prej 200 °C për rreth gjysmë ore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.