SIMITE TË BUTA DHE TË SHIJSHME

Përbërësit:
1 gotë qumësht pak i ngrohtë
1 gotë ujë me gaz
1 gotë vaj
4-5 gota uji miell
1 tharm
1 lugë gjelle sheqer
1 lugë e kafes krip
Përgatitja:
Vendosni qumështin në enë dhe lëreni tharmin të tretet 10 minuta. Më pas ujin me gaz dhe vajin. Pasi ta përzieni i shtini 4-5 gota miell,kripën,sheqerin formoni një brum të butë. E leni të pushojë 40-45 minuta.
Më pas formoni topa nga brumi dhe i shtrini me duar. Brenda mund ti mbushni me djath ose suxhuk,mish të thatë,sallamë apo sipas dëshirës tuaj. E mbështjellni dhe formoni forma të ndryshme,të gjata apo si toptha. I vendosni në tepsi dhe i leni të pushojnë edhe 20 minuta. Piqen në temperaturë 200 °C me kohezgjatje prej 20-25 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.