GURABIJA-SIPAS RECETËS SË GJYSHES

Përbërësit:

300 ml. kos

5 gr. sodë bikarbonati (ose një lugë çaji)

2 vezë

200 gr. Sheqer

150 gr. Gjalp

700 gr. Miell

Përgatitja:

Fillimisht e merrni kosin dhe vendoseni në një enë të thellë. Më pas vendosni në enë sodën bikarbonati (sodë buke) dhe përzieni. Hedhim vezët dhe duke përzier nga pak vendosim edhe sheqerin e më pas dhe gjalpin. Krijojmë një masë të njëjtë dhe dalëngadalë e përziejmë edhe miellin dhe në këtë mënyrë krijojmë brumë të butë. E ndajmë në toptha pjesën e sipërme të tyre e ngjyejmë nga pak në sheqer dhe i rendisim në tepsi. I pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht në 200 C për 25 minuta.

Ju bëfshin mirë!/Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.