RECETA E SUPËS SË FAMSHME ITALIANE MINESTRONE

RECETA E SUPËS SË FAMSHME ITALIANE MINESTRONE

Nëse nuk e keni bërë ende është koha të përgatisni supën e famshme italiane minestrone dhe të kënaqeni me shijen e saj të pasur.

Supa Minestrone ka qenë një pjatë e njohur në Itali që nga koha e romakëve të lashtë. Versioni i sotëm i kësaj supe ndryshon pothuajse në të gjitha rajonet italiane sepse çdo rajon ka përbërësin e tij sekret.

Është ideale për çdo stinë dhe mund ta përshtatni për të gjitha stinët, përmban shumë lëndë ushqyese dhe është shumë e shëndetshme.

Përbërësit e nevojshëm:

– 200 gr. bizele

– 200 gr. kungull i njomë

– 200 gr. domate

– 1,5 l. supë

– 1 qepë

– 1 karotë

– 2 thelpinj hudhër

– 1 filxhan makarona

– 2 lugë vaj ulliri

– gjysmë selino

– majdanoz i freskët

– kripë, piper i zi

– pak parmixhan

Mënyra e përgatitjes:

Ngrohim vajin e ullirit në një tenxhere në zjarr, më pas shtojmë hudhrën, qepën, karrotën, selinon dhe kungulleshkat e prera në kubikë. Fërgoni për rreth 5 minuta derisa perimet të zbuten më pas shtoni domatet dhe vazhdoni edhe për 3 minuta të tjera.

Shtoni lëngun e supës dhe 2 gota ujë në tenxhere dhe lërini të vlojnë. Më pas, shtojmë makaronat dhe e lëmë tenxheren pa kapak në zjarr derisa të zihen së bashku me perimet.

Shtoni bizelet në supë, erëza sipas shijes dhe ziejini edhe për 15 minuta të tjera. Në fund shtojmë majdanozin e sapo grirë dhe supën e shërbejmë sa është e nxehtë, sipër me djathë parmixhano të grirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.