SI TË PËRGADISNI HUMUS NË SHTËPI?

SI TË PËRGADISNI HUMUS NË SHTËPI?

Për të gatuar humus në shtëpi ju nevoitet:

-400 gr qiqra të konservuara, mos i kulloni

-1 lugë pastë tahini

-1 thelpi hudhër, të copëtuar

-3 lugë kos grek 0% yndyrë

-Lëng limoni

Kullojini qiqrat në një sitë të vendosur mbi një tas ose enë për të kapur lëngun. Hidhini qiqrat, tahinin, hudhrën dhe kosin në një përpunues ushqimi ose blender dhe i procesoni.

Përzieni një lugë gjelle nga lëngu i qiqrave derisa të keni një konsistencë të mirë, më pas vendoseni në një tas. Shtoni lëng limoni dhe kripë sipas shijes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.