PËRFAQËSIMI I GRAVE NË ZGJEDHJET LOKALE ARIHET VETËM ME KUOTA TË GARANTUARA

 

“Përfaqësimi i grave në zgjedhjet lokale mundet të arihet vetëm me kuota të garantuara”

M-r Enver Salihi

Zgjedhjet janë një mekanizëm demokratik me anë të të cilit zgjedhеn deputetët në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Kryetari i shtetit si dhe organet e pushtetit lokal në 80 komuna si dhe Qyteti i Shkupit si komunë me rëndësi specifike (në nivel lokal zgjidhen këshillat komunale që përfaqësojnë parlamentarizmin si dhe kryetarët e komunave që udhëheqin me to). Përmes këtij mekanizmi qytetarët ua besojnë ushtrimin e pushtetit politik të zgjedhurve të tyre, të cilët e përfaqësojnë vullnetin e sovranit në vendimarrje. Trupi votues mundëson transferin e sovranitetit nga qytetarët deri te të zgjedhurit në mënyrë demokratike. Principet themelore të zgjedhjeve janë të  rregulluara me Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, kurse mënyra, kushtet dhe procedura e zgjedhjes janë rregulluar me Kodin Zgjedhor.

Kur jemi tek zgjedhjet lokale ato janë mbajtur në vitet 1996, 2000, 2005, 2009, 2013, 2017 dhe 2021 me modelin e shumicës gjatë zgjedhjes së kryetarëve të komunave në 81 komuna, kurse anëtarët e këshillave zgjedhen me sistem proporcional sipas fomulës së D’Hontit.

Këto zgjedhje mbahen në çdo 4 vite dhe këshilltarët zgjedhen në bazë të listave të mbyllura të kandidatëve. Kryetarët e komunave zgjedhen me sistem të shumicës në dy rrethe zgjedhore. Nëse në rrethin e parë asnjëri kandidat nuk fiton 50% + 1 votë nga votat, atëherë shkohet në rrethin e dytë. Për rrethin e parë duhet të kemi dalje nga 1/3 e votuesve të regjistruar ose përsëriten zgjedhjet, kurse në rrethin e dytë nuk kemi cenzus për dalje. Numri i këshilltarëve varon nga 9-33, varësisht nga madhësia e komunës, kurse Qyteti i Shkupit ka 45 këshilltarë.

Historiku i përfaqësimit të grave në zgjedhje

Me aprovimin e sistemit pluralist i cili gjithsesi përveç progresit të gjithmbarshëm mëtonte edhe përmisimin e pozitës së gruas në shoqëri, si një antitezë për angazhimin e tyre si dhe intelektin në proceset e mbarvajtjes dhe përparimit të Republikës së Maqedonisë që nga mëvetësimi e deri më sot. Promovimi dhe progresi i rolit të gruas u realizua në shumë sfera nga jeta shoqërore dhe qëllimi ishte që sikurse në mënyrë deklarative proklamohej barabarsia mes gjinive, e njeta të realizohej edhe në jetën praktike. Barabarsia e vërtetë do të mundësonte që të largohej inferioriteti si një kompleks i imponuar.

Para se të shofim përfaqësimin në jetën politike përkujtojmë të dhënat nga regjistrimi i popullsisë nga viti 2002, nga i cili doli një numër total i popullsisë prej 2 022 547 banorë dhe sipas statistikës nga Enti shtetëror i statistikës ky numër duhej të jetë 2 076 694 banorë (qershor 2019 ) ku gjinia femërore merr pjesë me 49.9% kurse ajo mashkullore me 50.1%, me çka vërehet një barabarsi simetrike në bazë të numrit të popullatës.

Barabarsia numerike nuk reflektoi barabarsi edhe në përfaqësimin politik si dhe në periudha të ndryshme duhej të aprovoheshin masa të ndryshme për të zvogluar këtë dallim të theksuar. Në rrugëtimin tonë demokratik si shtet përfaqësimi i grave në plotkuptimin e fjalës filloi të realizohet që nga viti 2002 (kur edhe u vendos kuota e domosdoshme prej 30% për gjininë femrore), kurse pas keqpërdorimit të të njëjtës dhe radhitjes së grave në pjesën e poshtme të listave në vitin 2006 u vu një rregull i ri që si kusht për t’u pranuar lista kërkohet radhitja e grave në çdo të tretin kandidat dhe më në fund me ndryshimet e vitit 2015 edhe vendoset kuota prej 40% si dhe në dhjetëshen e parë patjetër duhet të kemi 4 kandidatë. Si një fakt për këtë ju sjellim një grafikon i cili tregon se sa kanë qenë të kandiduara dhe sa të zgjedhura si deputete nga zgjedhjet 1990 deri më 2020, ku shifet një pëfaqësim tejet i ulët  në vitet 1990 deri më 1998.

Si përfundim nga tabela që vërejtëm më lartë mundet të konkludojmë se përfaqësimi gjinor është domosdoshmëri dhe nuk duhet të lihet në vullntin e lirë duke pasur parasysh se përfaqësimi i grave është rritur vetëm me vendosjen e kuotës nga viti 2002 dhe nga atëherë filloj një vrull dhe një paraqitje dinjitoze e grave, duke lënë anash stereotipin se politika është arenë burrash

Për tu bërë ky përfaqësim i drejtë duhet të shohim edhe përfaqësimin e grave në  pozitën e kryetarit të komunës me çka ju ofrojmë një grafikon për këtë përfaqësim nga vitte 1997 deri më vitin 2021.

 

Nga kjo që e vërejtëm më lartë, mund të konkludojmë se kuotat janë një domosdoshmëri për të rritur përfaqësimin gjinor e që duhet të vihet në përdorim edhe gjatë kandidimit të kryetarëve të komunave, që në të kaluarën kemi shembuj që gjatë një cikli zgjedhor lokal kishte përfaqësim gjinor zero (zgjedhjet lokale të vitit 1996 dhe 2009) dhe gjatë zgjedhjeve të fundit lokale ato të vitit 2021 kemi të zgjedhur vetëm 2 gra si kryetare komune (nga gjithsej 80 komuna dhe Qyteti i Shkupit).

Prej të dhënave të ofruara më lartë e shohim si nevojë të patjetërsueshme që të intervenohet me ligj që 40% e kandidatëve për kryetar komune të jenë nga gjinia femërore, si një mundësi për ta përmirësuar këtë përfaqësim

Duke e pasur parasysh të kaluarën tonë dhe nga faktet që prezentova më lartë është e patjetërsueshme të kemi masa që garantojnë një përfaqësim të barabartë e jo të lihet në vullnetin e lirë i cili nuk ka ekzistuar asnjëherë përveçse në mënyrë deklarative .

  M-r Enver Salihi- ish anëtar i KSHZ-së

Ky artikull hulumtues është punuar për Portalin “AJO”. Të drejtën e shpërndarjes e ka portali “AJO” dhe autori. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.