LËNGU I ARTË, VAJI I ULLIRIT DHE LIMONI SJELL PËRFITIME TË SHUMTA PËR SHËNDETIN

LËNGU I ARTË, VAJI I ULLIRIT DHE LIMONI SJELL PËRFITIME TË SHUMTA PËR SHËNDETIN

Vaji I ullirit dhe limoni nëse konsumohet esëll në mëngjes është një alternativë shumë e mirë për të pasur një shëndet optimal. Mjafton të shtrydhni një limon dhe ta përzieni me një lugë gjelle me vaj ulliri e ta pini rregullisht. Përzierja e vajit të ullirit dhe limonit është ideale për të pastruar të gjithë trupin. Ky lëng duhet konsumuar përpara ngrënies së mëngjesit që të funksionojë në mënyrë perfekte.

MBRON ZEMRËN

Vaji i ullirit është i pasur me acide yndyrore që riaktivizojnë qarkullimin e brendshëm, duke eliminuar kolesterolin e keq. Vaji i ullirit largon inflamacionin dhe e pajis trupin me vitamina.

KUNDËR KOLESTEROLIT

Vaji i ullirit me limon është një kurë natyrale për të ulur nivelet e larta të kolesterolit në gjak.

PROBLEMET ME REUMATIZMIN

Sekreti i suksesit të kësaj kure kundër reumatizmit qëndron te vlerat kundër inflamacionit. Nëse e pini këtë kurë rregullisht me stomak bosh do të përjetoni më pak dhimbje të kyçeve. Jo më kot kjo kurë  njihet si lëngu i artë.

KUNDËR KONSTIPACIONIT

Vaji i ullirit ka efekt laskativ sidomos kur konsumohet me stomak bosh. Kjo kurë natyrale zgjidh problemin e konstipacionit.

PËR SHËNDETIN E MËLÇISË

Kur organizmi mbushet me toksina falë ushqyerjes së keqe, në ndihmë vjen vaji i ullirit me lëngun e limonit. Intoksikimi i organizmit ndikon ndjeshëm në shëndetin dhe funksionin e mëlçisë. Duke e konsumuar lëngun e limonit dhe vajin e ullirit në mënyrë të rregullt do të përmirësoni shëndetin e mëlçisë.

PROBLEMET ME TRETJEN

Lëngu i limonit me vaj ulliri rekomandohet për problemet me tretjen, aciditetin në stomak e të tjerë. Ky lëng ka efekt qetësues për problemet me stomakun sidomos kur konsumohet esëll.

LËKURA, FLOKËT DHE THONJTË

Vaji i ullirit me lëngun e limonit është një kurë ideale për njerëzit që kanë thonj të brishtë, akne dhe çrregullime të pH të lëkurës. Ky lëng është i pasur me antioksidantë që luftojnë shenjat e moshës, rrudhat dhe njollat në lëkurë. Vaji i ullirit dhe lëngu i limonit gjithashtu rekomandohen për të trajtuar zbokthin në flokë, duke e masazhuar përpara larjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.