PSE JENI GJATË TËRË KOHËS TË PËRGJUMUR?

PSE JENI GJATË TËRË KOHËS TË PËRGJUMUR?

Shkencëtarët e lidhin gjumin e gjatë me sëmundje të ndryshme, si sëmundja e Alzheimerit, depresioni, diabeti, madje edhe sëmundjet e zemrës.

Hulumtimet e reja tregojnë se hipersomnia apo gjumi i tepërt tek disa pacientë shkaktohet nga mosfunksionimi i GABA – kimikateve në tru përgjegjës për gjumin, i cili kur ka shumë vepron si anestezi.

Megjithatë për shumicën e njerëzve, gjumi i tepërt në fakt është rezultat i mungesës së gjumit ose gjumit të dobët dhe shumicën e kohës është një shenjë e lodhjes kronike. Gërhitja e tepërt, humbja e frymëmarrjes, lodhja gjatë ditës, kompjuterët, celularët dhe televizori në dhomën e gjumit janë shkaqet kryesore të gjumit të keq që mund të çojë në më pas në hipersomni.

Disa këshilla se si mund ta ndryshoni këtë situatë:

Hani në një kohë të caktuar, përpiquni të flini në errësirë ​​të plotë pa asnjë pajisje në dhomën tuaj, kaloni më shumë kohë në diell dhe ajër të pastër. Sigurohuni që të hani më shëndetshëm mos konsumoni alkool.

Shkoni në shtrat më herët, domethënë lëvizni orarin e gjumit çdo ditë në mënyrë që të shkoni në shtrat pesëmbëdhjetë minuta më herët për katër ditë derisa të arrini orën e dëshiruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.