NË RMV JANË REGJISTRUAR 1172 RASTE POZITIVE

NË RMV JANË REGJISTRUAR 1172 RASTE POZITIVE

Në 24 orët e fundit nga 4.021 të testuar, 1.172 persona kanë rezultuar me Kovid-19.

Kryeson Shkupi me 629 të infektuar dhe Manastiri me 109 të infektuar. Qytetet tjera regjistrojnë numra dyshifrorë. Njëkohësisht janë regjistruar 145 re-infektime.

Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 12 të vdekur në mesin e të cilëve edhe një 30 vjeçar nga Velesi dhe një 32 vjeçar nga Manastiri. Pesë nga të vdekurit janë plotësisht të vaksinuar. Nga termini im është njoftuar edhe për një të vdekur më datë 15.01.2022.

Betejën me virusin e kanë fituar 553 pacient,  ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur në 19.104 persona./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.