BFI DHE KOM KUNDËR PROPOZIM LIGJEVE TË KODIT CIVIL

BFI DHE KOM KUNDËR PROPOZIM LIGJEVE TË KODIT CIVIL

Bashkësia Fetare Islame në RMV dhe Kisha Ortodokse Maqedonase janë shprehur kundër propozim-ligjeve për evidencën amë dhe propozim-ligjit për barazi gjinore të cilët ndodhen në procedure parlamentare, pasi sipas tyre cenojnë themelet bazë të besimit dhe shoqërisë.

Bashkësia Fetare Islame nëpërmjet një komunikate është shprehur rreth propozim ligjeve të kodit civil, të cilat kanë hapur debat ditëve të fundit. BFI-ja vlerëson se mbrojtja e familjes dhe e gjenit njerëzor është parim bazë nga i cili nuk mund të distancohemi, sepse kjo është bërthama e shoqërisë së shëndoshë.

BFI-ja edhe më herët ka dalë me qëndrim se mbështet vendimin e të gjithë krerëve të bashkësive fetare në vend, ku theksohet se ligjet në fjalë janë në kundërshtim me parimet fetare nuk do të përkrahen nga ana e tyre.

Nga BFI thonë se historikisht, si në të kaluarën, aktualisht dhe në të ardhmen, gjithnjë do të qëndrojë në mbrojtje të vlerave, fetare, kombëtare, morale dhe shpirtërore, sepse mbrojtja e këtyre vlerave është obligim fetar për mbrojtjen e shoqërisë njerëzore.

Dy zgjidhjet ligjore i mundësojnë individit që juridikisht vetëm përmes deklarimit të ndryshojë gjininë. Kjo, sipas peshkopit, Jakov Stobiski është shkelje dhe kufizim i lirive dhe të drejtave të njeriut.

“Konsiderojmë se këto dy ligje cenojnë seriozisht të drejtën tonë të besimit në Zot dhe predikimit fetar. Me këto zgjedhje, jo vetëm që ri-definohet shoqëria, por kufizohet edhe liria e fjalës. Ajo që vlerësojmë se është kontestuese në ligj është fakti se zbatimi i tyre do të ndikojë në realizimin e të drejtave të individëve ose një grupi, por i cenon rëndë të drejtat e 99 për qind të qytetarëve në shtet. Zbatimi i të drejtave të një grupi të vogël në kurriz të një grupi të madh është diktaturë”, – deklaroi peshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase, Jakov Stoboski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.