FUNDOSET ANIJA ME MIGRANT NË GREQI, SHUM TË VDEKUR DHE QINDRA TË ZHDUKUR

FUNDOSET ANIJA ME MIGRANT NË GREQI, SHUM TË VDEKUR DHE QINDRA TË ZHDUKUR

Të paktën 79 persona kanë vdekur dhe më shumë se 104 janë shpëtuar pasi një anije e mbushur me emigrantë, u fundos në brigjet e Greqisë jugore.

Të mbijetuarit dhe zyrtarët grekë thonë se edhe qindra emigrantë të tjerë ndodheshin në bordin e saj, që ende rezultojnë të zhdukur.

Një operacion kërkim-shpëtimi po realizohet, por është ndërlikuar nga erërat e forta.

Qeveria greke tha se kjo është një nga tragjeditë më të rënda me emigrantë në Greqi, dhe ka shpallur tre ditë zie.

Anija u fundos rreth 80 km në jug-perëndim të Pylos, ndërkohë që autoritetet e rojës bregdetare thanë se ekuipazhi i saj kishte refuzuar ndihmën e ofruar nga ta.

Roja bregdetare tha se anija ishte parë në ujërat ndërkombëtare të martën vonë nga një avion që i përkiste agjencisë kufitare të BE-së Frontex. Askush në bord nuk kishte veshur jelek shpëtimi, shtoi ai.

Besohet se anija po udhëtonte nga Libia në Itali, ku shumica e atyre që ishin në bord besohet të jenë burra rreth të 20-tave. Ata kishin udhëtuar për ditë të tëra.

Të mbijetuarit thanë se janë rreth 500 deri në 700 persona në bord, dhe drejtori rajonal i shëndetësisë, Yiannis Karvelis paralajmëroi për një tragjedi të paprecedentë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.