MOTI SOT I FRESKËT DHE ME RRESHJE SHIU

MOTI SOT I FRESKËT DHE ME RRESHJE SHIU

Moti sot do të jetë i vranët dhe i freskët me reshje shiu, të cilat vende-vende do të jenë të rrëmbyeshëm dhe të bollshëm (mbi 35 l/m2), ndërsa në pjesët juglindore është e mundur shfaqja e shtrëngatave.

Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor dhe verilindor, sidomos përgjatë luginës së Vardarit, ku paradite do të intensifikohet.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 14, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 16 gradë.

Vranësira me reshje shiu edhe në Shkup, sidomos në orët e paradites. Do të fryjë erë mesatare verilindore.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.

Nga e hëna do të mbajë mot stabil me mjegull paradite nëpër lugina, thonë nga Drejtoria për Punë Hidro Metereologjike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.