MOTI SOT ME DIELL DHE VRANËSIRA MESATARE

MOTI SOT ME DIELL DHE VRANËSIRA MESATARE

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të ulëta deri në mesatare, të cilat do të jenë më të theksuara në pjesën perëndimore. Në mëngjes nëpër lugina kishte ketë kushte për paraqitje të mjegullës.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore e cila do të forcohet për një kohë të shkurtër përgjatë luginës së Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 21 deri në 26 gradë.

Në Shkup dhe rrehtinë po mban mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë.

Sipas metereologëve deri të hënën do të mbajë mot stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe relativisht të larta gjatë ditës. Në disa vende nëpër lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit.

Të martën do të mbajë mot me vranësira të shtuara dhe reshje shiu, ndërsa temperaturat e mëngjesit do të rriten.

Leave a Reply

Your email address will not be published.