MOTI SOT ME VRANAËSIRA DHE RRESHJE TË SHIUT

MOTI SOT ME VRANAËSIRA DHE RRESHJE TË SHIUT

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i vranët dhe i freskët me reshje lokale të kohëpaskohshme me intensitet të dobët deri mesatar. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 8 deri në 15 gradë, ndërsa maksimalet ditore do të lëvizin prej 10 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i vranët dhe i freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor dhe me temperaturë ditore deri në 16 gradë Celsius.

Ndërsa të mërkuren moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të kohëpaskohshme të dobëta. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu. Në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme të dobëta shiu. Temperaturat ditore do të lëvizin nga 12 deri në 20 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.