MOTI SOT ME VRANËSIRA DHE PERIUDHA ME DIELL

MOTI SOT ME VRANËSIRA DHE PERIUDHA ME DIELL

Sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe kohë pas kohe me diell.

Në orët e pasdites e sidomos në pjesët më veriore do të ketë reshje të rrëmbyeshme afatshkurtra dhe kushte për paraqitje të shtrëngatave. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 9 deri në 14 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 17 deri në 29 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të majë mot me diell dhe me vranësira të ulëta deri mesatare , si dhe me erë mesatare jugore. Në disa pjesë të rajonit do të ketë kushte për reshje të shkurtra të rrëmbyeshme dhe bubullima të rralla.

Temperatura e mëngjesit do të jetë deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 25 gradë.

Të premten moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë paraqitje të reshjeve të rrëmbyeshme afatshkurtër dhe kushte për paraqitje të shtrëngatave. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.

Edhe në kryeqendër do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë mesatare jugore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.