MOTI SOT ME VRANËSIRA DHE RRESHJE

MOTI SOT ME VRANËSIRA DHE RRESHJE

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe me reshje shiu. Për shkak të ftohjes së maleve dhe në disa vende më të larta reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 9, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri në 12 gradë.

Në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos paradite.

Deri në orën 7 të mëngjesit të sotëm, shtresa e borës në Kodrën e Dielit ka arritur në 26 centimetra, ku është më i ftohti me -3 gradë Celsius.

Deri në mesin e javës së ardhshme do të ketë reshje të herëpashershme shiu dhe bore me intensitet të ndryshueshëm, më të bollshme ditën e hënë. Mbulesa e borës sidomos në pjesët perëndimore do të rritet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.