MOTI SOT ME VRANËSIRA DHE SHUMË I FTOHTË

MOTI SOT ME VRANËSIRA DHE SHUMË I FTOHTË

Era e fortë e ftohtë ka sjellur temperatura minus natën e kaluar. Më ftohti ka qenë në Kodrën e Diellit, ku mëngjesin e sotëm është matur temperatura -15 gradë, ndërsa shtresa e borës ka arritur lartësinë 61 centimetra.

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe shumë i ftohtë. Në disa vende do të fryjë erë e fortë me shpejtësi të mundshme mbi 70 km/h nga drejtimi verior. Dëbora pritet të vijojë edhe sot në zonat malore. Temperatura maksimale do të arrijë nga -3 deri në 3 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe shumë i ftohtë. Paradite në pjesë të luginës do të bjerë borë e dobët. Do të fryjë erë e fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në zero gradë.

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë me lagështirë. Mëngjesin e sotëm ka pasur reshje bore me intensitet të ulët në rrugën Stracin – Kriva Pallankë dhe në Dellçevë, ndërsa me intensitet mesatar në qafën malore Gjavato.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.