MOTI SOT PARADITE ME VRANËSIRA DHE PERIUDHA ME DIELL, PASDITE ME SHI

MOTI SOT PARADITE ME VRANËSIRA DHE PERIUDHA ME DIELL, PASDITE ME SHI

Sot në RMV do të kemi mot të ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, i cili pasdite në pjesët perëndimore të vendit, ndërsa në mbrëmje edhe në pjesën tjetër të territorit do të jetë me vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu.

Nga Enti Hidro Metereologjik njoftojnë se në disa pjesë të vendit të reshjet e shiut do të jenë të rrëmbyeshëm, me bubullima dhe erë të fortë.

Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 22 deri në 28 gradë.

Në Shkupit reshjet do të jenë herë pas here të rrëmbyeshëm dhe më të bollshme, të përcjella me bubullima, erë dhe mund të ketë stuhi afatshkurtër.

Mot kryesisht stabil do të mbizotërojë nesër dhe në ditët e para të javës së ardhshme. Do të fryjë erë e fortë deri e fortë nga veriu dhe temperaturat do të pësojnë rënie graduale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.