MOTO SOT ME VRANËSIRA DHE RRESHJE TË SHIUT E BORËS

MOTO SOT ME VRANËSIRA DHE RRESHJE TË SHIUT E BORËS

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit do të fryjë erë e fortë veriore (mbi 60 km/h).

Pasdite, gjatë natës dhe të shtunën do të ketë reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në zonat malore do të ketë rreshje të borës.

Temperatura do të ulet dhe do të jetë në intervalin prej 8 deri në 16 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me vranësira të pjesshme, në fund të ditës dhe gjatë natës me reshje shiu. Do të fryjë mesatare, herë pas here i përforcuar nga veriu, Temperatura maksimale në Shkup do të sillet nga 7 deri në 14 gradë, në Tetov 12, ndërsa në Manastir 14 gradë.

Nga e diela sërish do të ketë një periudhë me mot kryesisht stabil dhe të thatë. Temperaturat e m[ëngjesit do të ulen nën zero ndërsa ato maksimale do të arrijnënë 17 gradë. Ngjashëm do të jetë edhe fillimi i javës së ardhëshme, kur temperaturat e mëngjesit do të jenë nën zero ndërsa ato maksimale do të arrijnë 18 gradë celsius.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.