NASA SHKRUAN PËR MREKULLITË E LIQENEVE TË OHRIT DHE PRESPËS

NASA SHKRUAN PËR MREKULLITË E LIQENEVE TË OHRIT DHE PRESPËS

Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, kanë ekzistuar për të paktën 1 milion vjet dhe ndoshta edhe më gjatë, ka shkruar “NASA Earth” në faqen e saj në Facebook. Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, dy nga liqenet më të vjetër të Evropës, shtrihen në një zonë malore përgjatë kufijve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë.  Shkrimit ia bashkëngjiti fotografitë satelitore të liqeneve.

Imazhi u shkrep më 19 gusht 2022. Ohri është më i madhi dhe më i thelli nga të dy, me një thellësi mesatare prej 155 metrash. Prespa ka një thellësi mesatare prej 14 metrash. Shumica e miliona liqeneve në botë janë më pak se 18 mijë vjet të vjetra dhe u formuan kur akullnajat u shkrinë në fund të Epokës së Akullnajave.

Gjeologët klasifikojnë vetëm 30 liqene, duke përfshirë Ohrin dhe Prespën, si “të lashtë”, shkruan NASA. Në vitin 2010, shkencëtarët e Unionit Ndërkombëtar Astronomik i dhanë emrin Ohër një liqeni në Titan, një hënë që rrotullohet rreth Saturnit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.