NËN DYSHIMIN PËR PEDOFILI ARRESTOHEN 10 PERSONA NGA TETOVA DHE GOSTIVARI

NËN DYSHIMIN PËR PEDOFILI ARRESTOHEN 10 PERSONA NGA TETOVA DHE GOSTIVARI

Nën dyshimin për pedofili, njësiti për krim të organizuar dhe Policia e Tetovës, kanë ndaluar 10 persona nga Tetova dhe Gostivari.

Një 15 vjeçare dyshohet se është dhunuar nga disa persona, të cilët më pas, e kanë shitur te biznesmenë dhe persona të tjerë. Në mesin e të ndaluarve sipas burimeve jozyrtare ka edhe biznesmenë të njohur nga Qyteti i Tetovës dhe Gostivarit, por edhe rrethina.

“Në policinë e Tetovës, janë marrë në pyetje dhe është bërë identifikimi i personave që kanë keqpërdorur të miturën, ndërsa bashkë me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, do të merren masat për paraburgim dhe zbardhjen e plotë të rastit. Në mesin e të ndaluarve është edhe një person 65 vjeçar nga Kamjani i Komunës së Bogovinës”, bën të ditur policia.

Deri më tani ky është aksioni me numër më të madh të të ndaluarve për pedofili në pjesën perëndimore të vendit. Dyshohet se bëhet fjalë për një rrjet, i cili përveç që ka keqpërdorur të miturit, edhe i kanë shitur tek biznesmenë të ndryshëm. Priten më shum detaje nga policia e RMV-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.