NIS FUSHATA “ÇDO FËMIJË KA NEVOJË PËR FAMILJE”

NIS FUSHATA “ÇDO FËMIJË KA NEVOJË PËR FAMILJE”

Në RMV ka nisur fushata për familjet kujdestare me moton “Çdo fëmijë ka nevojë për familje”. Aktualisht janë 360 familje në të cilat kujdesen 608 fëmijë pa prindër.

“E di që mund të mobilizojmë edhe më shumë familje kujdestare për të siguruar një shtëpi të ngrohtë për sa më shumë fëmijë pa përkujdesje prindërore. Pas suksesit të madh të fushatës së realizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me UNICEF-in në vitin 2018, arritën në një milion njerëz, sot kam kënaqësinë të njoftoj fushatën e re të komunikimit për familjet kujdestare, me fokus kujdestarin urgjent dhe të specializuar.”, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska.

Fushata mbështetet edhe nag UNICEF, me çrast përfaqësuesja e UNICEF-it DiGiovanni, ta se të gjitha analizat tregojnë se vendi më i mirë për një zhvillim të tillë është në një mjedis familjar të sigurt, të ngjashëm me familjen.

“Më duhet të përgëzoj vendin që me të vërtetë mbylli të gjitha institucionet e mëdha të kujdesit për fëmijët, sepse është e qartë se institucione të tilla nuk janë në interesin më të mirë të fëmijëve dhe nuk janë një mjedis ideal për ta, kështu që në këtë rast kujdestaria është shumë e rëndësishme për familjet, sepse në ato raste kur është e nevojshme, pra kur nuk ka rrugëdalje tjetër përveç ndarjes së fëmijëve nga familja e tyre biologjike, është alternativa më e sigurt për ta.”, theksoi përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia Di Giovanni.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.