SHFAQE NGA FËMIJËT PËR TU NDËRGJEGJËSUAR PËR BULLIZMIN

SHFAQE NGA FËMIJËT PËR TU NDËRGJEGJËSUAR PËR BULLIZMIN

Të ndërgjegjësojmë për bullizmin për të mundësuar një fëmijëri të qetë për të gjithë fëmijët, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska.

Fëmijët e studios së dramës për fëmijë – “Neverland” interpretuan një shfaqje veçanërisht të rëndësishme për bullizmin, e para e këtij lloji në vendin tonë.

Shfaqja “Eh… Sikur të mundja” nxori në pah trishtimin e fëmijëve, përcolli shqetësimet e fëmijëve dhe vazhdoi me ndërgjegjësimin për bullizmin. Unë mbështes nisma të tilla dhe mbështes krijimtarinë e fëmijëve.

Me mbështetjen e OSBE-së, fëmijët do të kenë mundësinë ta interpretojnë këtë shfaqje në të gjithë territorin e vendit. Le të ndërgjegjësojmë për bullizmin për të mundësuar një fëmijëri të qetë për të gjithë fëmijët.

Shpreh respektin tim për Hristina Arnaudovën dhe Shoqatën “Happiness Project” për realizimin e kësaj shfaqje. “Eh…po të mundja” më preku zemrën, thuhet në postimin e ministrit në Facebook.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.