SOT FILLOI LLOGARTITJA VERORE E KOHËS

SOT FILLOI LLOGARTITJA VERORE E KOHËS

Prej sot ka filluar llogaritja verore e kohës. Kjo do të thot se do të flemë një orë më pak, pasi akrepat e orës kanë lëvizur 60 minuta përpara.

Ndërrimi ndodhi në orën 2 pas mesnatës, ku akrepat lëvizën në ora 03:00. Kjo orë do të na shoqerojë deri të dielën e fundit të Tetorit ku akrepat do të shkojnë sërish 60 minuta pas.

Me orën e re dita do të jetë më e gjatë. Ndryshimi i orës u prezantua në vitin 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore nga Gjermania dhe aleatët e saj në atë kohë, me qëllim që të kursenin përdorimin e qymyrit.

Në Europë, Komisioni Europian e hoqi detyrimin për vendet anëtare për të ndryshuar orën, një vendim që duhet të hynte në fuqi në vitin 2021, por për shkak të pandemive dhe mjaft burokracive, vendimi nuk ka marrë ende fuqi ligjore.

Sipas vendimit, secili vend do ta vendosë në mënyrë të pavarur nëse do ta ndryshojë apo jo orën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.