NËNA DHE FËMIJA 5 VJEÇ HUMBIN JETËN NGA VËRSHIMET NË PEJË

NËNA DHE FËMIJA 5 VJEÇ HUMBIN JETËN NGA VËRSHIMET NË PEJË

Një fëmijë rreth 5 vjecar dhe nëna e tij kanë vdekur si pasojë e vërshimeve në Pejë të Republikës së Kosovës ka konfirmuar policia. Pashtu vdekjen e tyre e kanë konfirmuar edhe mjekët.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Asllan Qeshme”, vdekja e fëmijës është konstatuar rreth orës 23:00.
Rreth orës 01:20 të së dielës, autoritetet kanë gjetur edhe trupin e së ëmës, pa shenja jete.

Nga vërshimet kanë mbetur të lënduar edhe dy persona, të cilët aktualisht janë në kujdesin intenziv jashtë rrezikut për jetë.

Si pasoje e shiut dhe breshrit, shumë lagje të Pejës janë aktualisht të përmbytura.

Gjendje më e rënduar është paraqitur në qendër të Pejës e sidomos në lagjen “Fidanishte”.

Banorët atje deklaruan se asnjëherë më parë nuk ka qenë gjendja më e vështirë se sa sonte nga vërshimet e fundit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.