VIRUSIT KORONA PO I SHIHET FUNDI- THEKSON OBSH

VIRUSIT KORONA PO I SHIHET FUNDI-THEKSON OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se numri i rasteve të infektimit me virusin korona ka rënë në mënyrë dramatike në botë, prandaj, u bën thirrje shteteve që të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’i dhënë fund pandemisë. Numri i rasteve të reja me virusin korona, i cili ka lënë të vdekur miliona njerëz prej fundit të vitit 2019, ka rënë në nivelet më të ulëta prej marsit të vitit 2020, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Nuk kemi qenë kurrë në pozitë më të mirë për t’i dhënë fund pandemisë”, u ka thënë ai gazetarëve. Nuk e kemi arritur ende këtë gjë, por fundi po shihet, bota duhet të veprojë tani, shton Ghebreyesus. “Një vrapuese maratone nuk ndalet kur sheh se i është afruar fundit. Përkundrazi, ajo vrapon edhe më shumë, me gjithë energjinë që i ka mbetur. Ashtu duhet të veprojmë edhe ne. Ne po e shohim fundin. Jemi në pozicion fitues. Tani është koha më e keqe për të ndalur vrapin”, ka paralajmëruar ai.

“Nëse nuk veprojmë tani, rrezikojmë të përballemi me më shumë variante, më shumë vdekje, dhe me më shumë paqartësi” thotë , Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Leave a Reply

Your email address will not be published.