USHQIMET QË NUK DUHET TI KONSUMONI NË STOMAKUN BOSH SADO QË JANË TË SHËNDETSHME

USHQIMET QË NUK DUHET TI KONSUMONI NË STOMAKUN BOSH SADO QË JANË TË SHËNDETSHME

Disa ushqime sado të jenë të shëndetshme, nëse nuk konsumohen siç duhet mund të shkaktojnë probleme të caktuara, pohojnë nutricionistët të cilët shtojnë se ka disa lloje ushqimesh që nuk rekomandohet të merren me stomakun bosh.

Këto pesë ushqime duhen shmangur herët në mëngjes para vaktit të parë.

Kos

Nëse keni një stomak të ndjeshëm, një mëngjes që përfshin kos nuk ka gjasa të shkojë mirë. Kosi përmban baktere të shëndetshme që nëse konsumohen vetëm, nuk arrijnë në zorrë sepse stomaku bosh i vret ato me acidin e tij. Për të shmangur këtë situatë, mjafton të hani disa arra, një copë avokado para kosit në mënyrë që stomaku juaj të mos jetë bosh.

Banane

Bananet janë gjithashtu ushqime që nuk rekomandohen për mëngjes. Nëse i merrni me stomak bosh papritmas rrisin nivelin e sheqerit në gjak, i cili bie shumë shpejt. Kjo mund të rezultojë në fillimin e papritur të urisë gjatë ditës.

Perime të papërpunuara

Perimet e papërpunuara janë të shëndetshme dhe të pasura me vitamina dhe minerale. Megjithatë, nuk rekomandohet për mëngjes, pasi perimet e papërpunuara janë një sfidë e vërtetë për tretjen tuaj, veçanërisht kur konsumohen me stomakun bosh. Përveç kësaj, mund të jetë shumë irrituese dhe të krijojë një ndjenjë fryrjeje.

Agrumet

Shumë prej nesh e nisin ditën me një përzierje agrumesh ose lëng portokalli të saposhtrydhur. Kjo tingëllon e shëndetshme, por në stomak bosh mund të shkaktojë urth. Përjashtim bën vetëm uji i përzier me limon dhe një lugë çaji mjaltë sepse në atë situatë lëngu i limonit është mjaft i holluar.

Pije të ftohta të gazuara

Nëse konsumohen me stomak bosh, pijet e ftohta me gaz mund të shkaktojnë dëmtim të mukozës dhe të zvogëlojnë rrjedhjen e gjakut në stomak. Kjo rezulton në tretje të ngadaltë dhe shqetësime të stomakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.