MBI 40 GRADË TEMPERATURAT NË INDI

MBI 40 GRADË TEMPERATURAT NË INDI

India është goditur nga një valë të nxehti me një temperaturë prej 49 gradë Celsius në Nju Delhi. Valë të forta të të nxehtit goditën pjesët veriore të Indisë dhe temperatura arriti një rekord prej 49.2 gradë Celsius në pjesë të kryeqytetit Nju Delhi.

Raportet meteorologjike tregojnë se kjo është vala e pestë e të nxehtit në kryeqytetin e Indisë këtë verë, raporton BBC. Zyrtarët në shumë pjesë të vendit u kanë kërkuar njerëzve që të marrin masa paraprake dhe kanë paralajmëruar se nxehtësia mund të konsiderohet një rrezik për shëndetin për grupet e cenueshme të njerëzve, duke përfshirë foshnjat, të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike.

Shtetet e Himachal Pradesh, Haryana, Uttarakhand, Punjab dhe Bihar janë goditur veçanërisht rëndë nga temperaturat e larta ditët e fundit, tha Agjencia Meteorologjike Indiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.