MOTI SOT ME DIELL DHE SHUM I NXEHTË, PASDITE VRANËSIRA TË QËNDRUESHME TË PËRCJELLA ME RRESHJE

MOTI SOT ME DIELL DHE SHUM I NXEHTË, PASDITE VRANËSIRA TË QËNDRUESHME TË PËRCJELLA ME RRESHJE

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira deri mesatare lokale dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, sidomos në zonat perëndimore dhe veriore do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme, të përcjella me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe ka kushte për paraqitje lokale të breshërit.

Temperaturat do të rriten nga 25 deri në 32 gradë. Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite dhe në mbrëmje, do të ketë kushte për reshje të shpejta të rrëmbyeshme, shtrëngata dhe erë të fortë. Temperatura maksimale do të arrijë deri në rreth 31 gradë.

Nesër dhe të enjten nën ndikimin e masës ajrore më të freskët nga veriu do të ketë rënie të temperaturave me 5 deri në 6 gradë dhe temperaturat maksimale ditore do të rriten në intervalin prej 19 deri në 27 gradë. Po ashtu nesër do të fryjë erë e fortë nga veriu, ndërsa herë pas here do të ketë reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut të shoqëruar me shtrëngata. Nga dita e premte deri në fundjavë do të ketë një rritje të re të ndjeshme të temperaturave të ajrit, nën ndikimin e një mase ajrore shum të nxehtë, që do të depërtojë nga pjesët veriore të Afrikës drejt vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.