VALA E NXEHTË VAZHDON EDHE GJATË DITËVE NË VIJIM

VALA E NXEHTË VAZHDON EDHE GJATË DITËVE NË VIJIM

Meteorologët thonë se vala e të nxehtit vazhdon por pasdite dhe në mbrëmje do të ketë kushte për stuhi dhe reshje. Sipas tyre nën ndikimin e masës ajrore shumë të nxehtë nga Afrika edhe më gjatë moti në Maqedoni do të mbetet shumë i ngrohtë dhe me diell me vranësira të vogla lokale dhe indeks jashtëzakonisht të lartë UV që do të jetë me koeficient rreth 10.

Pasdite dhe në mbrëmje pritet zhvillim lokal me vranësira të paqëndrueshme, të përcjella me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë e fortë. Ka kushte për shfaqje lokale të stuhive afatshkurtra, të përcjella me shira të rrëmbyeshëm intensiv, erëra të forta, vetëtima të forta dhe të shpeshta dhe reshje breshëri me diametër më të madh. Temperaturat në ditët në vijim do të rriten në interval prej 30 deri në 38 gradë ndërsa në zonat më të ngrohta pritet të arrijnë deri në 40 gradë, thonë meteorologët.

Për shkak të vlerës jashtëzakonisht të lartë të indeksit UV, rekomandohet që të mbroni veten nga ndikimi i keq i diellit si dhe të pini sa më shumë lëngje. Gjithashtu, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët nuk duhet të dalin jashtë në pjesën më të nxehtë të ditës. Vala shumë e nxehtë, të paktën sipas analizave aktuale do të zgjasë deri më 10 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.