SUDANI NË RREZIK NGA URIA PËR SHKAK TË SHKURTIMEVE TË NDIHMAVE HUMANITARE

SUDANI NË RREZIK NGA URIA PËR SHKAK TË SHKURTIMEVE TË NDIHMAVE HUMANITARE

Mijëra njerëz në Sudan po përballen me mungesa dramatike të ushqimit për shkak të shkurtimeve të ndihmave humanitare. Dy fëmijë dhe një i rritur raportohen të vdekur nga uria në Sudanin e Jugut.

Punonjësit humanitarë kanë vërtetuar se vdekjet kanë ndodhur në një kamp për personat e zhvendosur në shtetin Warap në veri të vendit, raporton BBC. Kjo situatë alarmante në Sudan vjen pasi Programi Botëror i Ushqimit (WFP) i Kombeve të Bashkuara, për shkak të mungesës së fondeve ndaloi programet e ushqimit në shumë pjesë të vendit.

Organet e OKB-së thanë në Qershor se rreth 426 milionë dollarë duheshin për të vazhduar shpërndarjen e ushqimit por ndihma nuk ka mbërritur pasi komuniteti ndërkombëtar është fokusuar në kriza të tjera duke përfshirë luftën në Ukrainë.

Sami Al Subaihi i cili punon me Mjekët pa Kufij, tha se më shumë se 20,000 njerëz që jetojnë në kampet e njerëzve të zhvendosur janë në rrezik nga uria.

Një zyrtar i Programit Botëror të Ushqimit tha se agjencia kishte “pezulluar ndihmën ushqimore për 1.7 milionë njerëz në vend për shkak të mungesës së fondeve”, por theksoi se ndihma po jepet ende për 4.5 milionë njerëz.

Pezullimi është vendosur në rajone të ndryshme të Sudanit dhe tani më shumë se 60 për qind e popullsisë totale prej 11 milionë sudanezësh po përballen me mungesë ushqimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.