“HANA” MJETI AUDIO-LEXUES I CILI DO PAVARSOJË PËRDITSHMËRITË E PERSONAVE TË VERBËR DHE ME SHIKIM TË DËMTUAR

Personave të  verbër dhe me shikim të dobët në vend, për herë të parë ju ofrohet një aplikacion që do t’u mundësojë të dëgjojnë tekstin e shkruar në formë zëri. Aplikacioni Hana, do të jetë falas, i disponueshëm në versionet mobile dhe desktop, dhe I krijuar në përputhje me trendet moderne teknologjike, tashmë edhe në gjuhën shqipe. Përveç të verbërve dhe atyre me shikim të dëmtuar, aplikacionin mund ta përdorin edhe personat me vështirësi në të mësuarit, personat me disleksi dhe të gjithë ata që e kuptojnë më mirë informacionin në format audio, pra ata që e kuptojnë më lehtë informacionin kur janë në formë të të folurit. Qasja në aplikacion është e thjeshtë. Gjithçka që duhet të bëni është të hyni në Google Play Store dhe të shkarkoni aplikacionin RHVoice. Pas instalimit të këtij aplikacioni, duhet të zgjidhni “Shqip” në listën e gjuhëve, pranë emrit “Hana”. Aplikacioni në gjuhën shqipe pritet të përdoret nga rreth 5000 persona në vend, në Kosovë dhe në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.